Për 6 vite rreth 35 mijë nxënës më pak, ekspertët fajësojnë sistemin e dobët të Arsimit

Për gjashtë vite, shkollat e Kosovës kanë humbur rreth 35 mijë nxënës, sipas të dhënave që vijnë nga Agjencia e Statistikave të Kosovës. Njohësit e Arsimit vlerësojnë se shkaktarët kryesorë janë emigrimi i familjeve dhe problemet në sistemin arsimor, ndërsa ndikim ka edhe rënia e natalitetit. Ministrisë së Arsimit po i kërkohet riorganizim i rrjetit shkollor dhe politika që do të ndihmonin frenimin e këtij trendi.

Bankat e shkollave po mbesin gjithnjë e më bosh.

Nga viti në vit, numri i nxënësve në Kosovë po shënon rënie.

Shifrat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, tregojnë se për gjashtë vitet e fundit, sistemit arsimor i janë larguar rreth 35 mijë nxënës.

Njohësit e Arsimit thonë se pas këtij trendi nuk qëndron vetëm migrimi i familjeve, por edhe mungesa e besimit në cilësinë e arsimit që ofrohet në vend.

“Pasoja kryesore sipas meje është sistemi i Edukimit, nuk është i mirëfilltë, nuk i përgatit nxënësit siç duhet, dhe prindërit po kërkojnë mundësi jashtë. Unë vetë jam shembull, jam rrit jashtë vendit, në Amerikë, dhe jam kthy në Kosovë para 8 vitesh, dhe arsyeja pse është largu familja jem është Arsimi dhe mundësia për me pas sukses në të ardhmen”, ka deklaruar Egzon Gashi, njohës i Arsimit.

Ndër faktorët që çoi në uljen e numrit të nxënësve po konsiderohet edhe rënia e natalitet në vend.

Megjithëse, sipas Gashit kjo ndikon në përqindje më të ulët.

“Besoj që kjo kontribuon, por është një kontribues shumë më I ulët sesa emigrimi. E vërteta është se arsyeja kryesore është ajo”, ka theksuar ai.

Njohësit e Arsimit sugjerojnë disa hapa që Ministria duhet të marrë në raste të tilla.

“Duhet të ndërmerret një hap drejtë riorganizimit të rrjetit të shkollave më Kosovë. Në bazë të dhënave demografike, të planifikohet edhe rrjeti I shkollave edhe ndërtimi I objekteve të reja shkollore. Duhet të punohet më shumë në simulimin e atyre që kanë emigruar”, ka deklaruar Ismet Potera, njohës i Arsimit.

Për të kuptuar nëse Ministria e Arsimit ka ndonjë plan konkret për adresimin e këtij fenomeni, Televizioni Dukagjini ka kërkuar përgjigje por deri në publikim të kronikës, ata nuk kanë kthyer përgjigje.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika