Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje Arlind Mnaxhuka, ka reaguar nëpër mjete një shkrimi në FaceBook duke thënë se në Kosovë ka një agjendë e cila është në gjuhën shqipe, por nuk është agjende e Kosovës.

Më tej Manxhuka ka sqaruar se të gjithë ndërkombëtarët që janë duke kundërshtuar formimin Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, është duke u tentuar që personalitet e tilla të denigrohen nëpër mjet kësaj agjende.

“Ka një tentativë të ngutshme për të bërë profile me qëllim zhvleftësimin e personaliteteve ndaj politikanëve ndërkombëtarë që po tërheqin vëmendje për rrezikun e Zajednicës. Kjo agjendë vetëm agjendë e Kosovës nuk mund të quhet”, ka shkruar në Facebook zëdhënësi i LVV-së.

Manxhuka e ka quajtur fatkeqësi ketë agjendë pasi sipas tij kjo agjendë është në gjuhen shqipe.

“T’i rrihet gati aq shpejtë e aq shumë secilit personalitet të huaj që është kundër asociacionit me të vërtetë nuk ka të bëjë me Kosovën, por fatkeqësisht me operim në Kosovë, në gjuhën shqipe madje”, ka përfunduar ai.