Për çfarë nevojitet ndihma e miqve amerikanë?
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka njoftuar se është takuar me Kongresmenin e Michiganit John Moolenaar, atë të Marylandit Dutch Ruppersberger, të Virginias, Ben Cline, të cilët i ka njoftuar situatën aktuale politike dhe të sigurisë në Kosovë. “Ndihma e miqve amerikanë për garantimin e sigurisë dhe proceseve integruese të Kosovës është […]





Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka njoftuar se është takuar me Kongresmenin e Michiganit John Moolenaar, atë të Marylandit Dutch Ruppersberger, të Virginias, Ben Cline, të cilët i ka njoftuar situatën aktuale politike dhe të sigurisë në Kosovë.
“Ndihma e miqve amerikanë për garantimin e sigurisë dhe proceseve integruese të Kosovës është më e nevojshme se kurrë më parë”, kështu ka vlerësuar i pari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi gjatë një darkë në Washington DC të tij me me kongresmenë, ish-kongresmenë, ish-ambasadorë, gjeneralë të pensionuar dhe zyrtarë të tjerë të lartë të institucioneve të rëndësishme në SHBA.
Sipas Krasniqit, miqtë amerikanë i ndjekin me vëmendjeje zhvillimet në Republikën e Kosovës edh ai nga ta ka kërkuar vazhdojnë kontributin e tyre për Kosovën.
“Për Kosovën dhe PDK-në, miqësia dhe aleanca me SHBA-të është e shenjtë”, kështu ka shkruar në Facebook Krasniqi.
Krasniqi, ka përfunduar duke thënë se ai së Bashku me ish-ambasadorin Ahmet Shala i kanë falënderuar të gjithë të pranishmit për mbështetjen e tyre historike dhe të vazhdueshme për vendin dhe popullin tonë.




















