“Për gjuhën tonë” – Studentët shqiptarë mbajnë protestë në Shkup

Studentët shqiptarë në Shkup kanë paralajmëruar një protestë të re, e cila do të mbahet sot, më 18 maj, duke filluar nga ora 16:30.

Protesta vjen pas pakënaqësive lidhur me mosmundësinë për ta dhënë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, ndërsa organizatorët thonë se këtë herë kauza është zgjeruar edhe me çështje të tjera që lidhen me përdorimin e gjuhës shqipe në institucione.

Sipas njoftimit të studentëve, protesta do të zhvillohet nën moton “Bashkohuni me studentët – të gjithë një”, ndërsa është bërë thirrje për pjesëmarrje sa më të gjerë të qytetarëve. “

Së bashku para Urës së Gurit për gjuhën tonë”, thuhet në thirrjen e tyre.

Tubimi pritet të nisë tek Ura e Gurit në Shkup, nga ku më pas protestuesit do të marshojnë nëpër qytet.

Organizatorët theksojnë se protesta e parë ishte reagim ndaj problemit me provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, por gjatë kësaj periudhe, sipas tyre, janë evidentuar edhe raste të tjera të trajtimit të gjuhës shqipe në institucionet përkatëse.

Përkrahje për protestën kanë shprehur edhe përfaqësues politikë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, si dhe figura politike nga Kosova dhe Shqipëria.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika