“Për gratë e për të gjitha familjet që kanë tokë pas shtëpive”, Emina Çunmulaj zbulon projektin ekonomik në Kosovë

Emina Çunmulaj në emisionin Radar të Radio Dukagjinit ka zbuluar një projekt që pritet të vijë e që synon të transformojë ekonominë në Kosovë, duke ofruar shpresë dhe ndihmë jo vetëm për gratë, por edhe për të gjitha familjet me tokë pas shtëpive të tyre

Filantrope dhe modele nga më të njohurat në botë – Emina Çunmulaj në emisionin Radar, 5 korrik 2024.

Emina Çunmulaj, një filantrope dhe modele e njohur botërisht, ka sjellë një rrëfim të veçantë në një intervistë të fundit për Radar, pas një vizite disaditëshe në Kosovë për të zhvilluar projekte të ndryshme.

Ajo ka ndarë planet e saj që pritet t’i realizojë për të ndikuar pozitivisht në Kosovë, duke përfshirë iniciativa që pritet të kenë një impakt të ndjeshëm në zhvillimin ekonomik.

Ajo ka theksuar se plani për zhvillim ekonomik nuk ka të bëjë vetëm me gratë, por edhe me të gjitha familjet që kanë pak tokë pas shtëpive të tyre.

“Kështu që plane kemi të shumta, sot kemi diskutuar për një plan shumë të madh që besoj se ka me qenë transformativ këtu për Kosovën. Nuk jam ende gati për me tregu, por besoj që do të jetë diçka që me të vërtetë do të ketë një fuqi të madhe për zhvillimin ekonomik jo vetëm të këtyre grave, por gjitha familjeve që kanë pak tokë pas shtëpive të tyre, kaq po tregoj”, ka thënë ajo.

Çunmulaj ka theksuar rëndësinë e Fondacionit Emina’s Hand, të themeluar me qëllimin për të ndihmuar nënave dhe gratë me nevoja, si dhe të rinjtë.

Ajo e përshkroi bashkëpunimin e saj me Jahjaga Foundation si fillimin e një kapitulli të ri në angazhimin e saj për të përmirësuar jetën e grave dhe të rinjve.

“Gratë po ndihen sikur njerëzit nuk po i shohin ato”

Çunmulaj vazhdoi të ndajë emocionet e saja të thella në lidhje me përvojën e saj në Kosovë dhe historitë që dëgjoi nga gratë të cilat përjetojnë vështirësi të mëdha.

Ajo shprehu trishtimin e saj për faktin që shpesh këto gra ndihen të injoruar dhe të paplotësuara.

“Këto gra po e ndiejnë vetën sikur nuk po i shohin njerëzit, nuk po i dëgjojnë njerëzit sikur të ishin fantazma po e ndjejnë vetë. Dhe kur i dëgjon këto gjëra si grua, si një nënë, dhemb shumë. Ka ndoshta edhe shumë tjera gra që u ndahen këto gjera çdo ditë edhe kur ne si shoqëri nuk u japim përkrahjen për atë edhe ato nuk flasin. Shumë e vështirë”, ka theksuar Çunmulaj.

Njëra nga historitë që Çunmulaj ndau ishte ajo e një gruaje që kishte humbur pesë fëmijët e saj pasi burri ia kishte marrë dhe e kishte larguar nga shtëpia kur kishte kuptuar se ajo ishte dhunuar nga serbët.

“Shumë histori, shumë dhimbje, pro njëra prej tyre fliste për jetën e saj, që burri ia kishte marrë pesë fëmijët kur e dinte se është e dhunuar prej serbëve dhe e ka largu nga shtëpia. Një burrë tjetër me një grua tjetër te shtëpia e mori vetëm për të lindur fëmijë. Burri tjetër kurrë nuk ia kthente fëmijët, ajo vetëm qante duke tregu historinë e saj. Kjo histori pati edhe pak përfundim të bukur, se ky burri që kishte atë grua, ajo gruaja që donte me ia lindë fëmijët edhe me largu prej shtëpisë, burri tha jo kjo tash është gruaja ime dhe atij burri ia lindi 5 fëmijë, 5 që i rri ajo edhe vuajti shumë për ata tjerët, vetë si nënë nuk mundem me paramendu si kisha mundur t’ia kthej shpinën evladit, s’mundem me paramendu se çka përjeton ajo për çdo natë kur shkon me fjetur”, ka rrëfyer ajo.

Çunmulaj gjithashtu theksoi rëndësinë e mbështetjes dhe solidaritetit të shoqërisë për këto gra në nevojë, duke shprehur shpresën se ky moment mund të jetë një zgjim për të gjithë për të kuptuar dhe ndihmuar më shumë ato që vuajnë.

“Ajo dhe shumë nëna tjera, me turp e barrën që ne si shoqëri po i stigmatizojmë këto gra, që po i bëjmë me gisht në vend se me i përkrahë, edhe me thanë që ju trimat keni pasur armë edhe keni luftuar, por kur këto gra i keni lënë në shtëpi me jua ruajtur fëmijët dhe kur kanë ardh ushtria serbe i kanë dhunuar këto nuk kanë pasur faj. Hajde sot t’i përkrahim se kur shkojnë këto gra me fjet, Zoti e di çka u ka lënë këtyre për mend, a i kap gjumi natën. Kështu shpresoj që ndoshta është një zgjim prej gjumi për ne, si njerëz, që ta kuptojmë se kanë nevojë për ne, kanë nevojë për mbështetjet tona”, ka thënë mes tjerash ajo.

Shija e redaktorit

Vizitë historike në Tiranë: Kryeministri britanik Starmer pritet me ceremoni...

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, ka nisur një vizitë dyditore në Tiranë – vizita e parë zyrtare ndonjëherë nga një kryeministër britanik...

Costa mbërrin në Presidencë – nis takimin me Osmanin

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka mbërritur këtë pasdite në Presidencën e Kosovës, ku është pritur nga presidentja Vjosa Osmani. Takimi ndërmjet dy liderëve...

Vendoset gurëthemeli i Dukagjini Resort – Perla e Shqipërisë së...

Zyrtarisht sot, më 14 maj 2025, është vendosur gurëthemeli për Dukagjini Resort - destinacioni i ardhshëm luksoz që po ngrihet në zemër të bregdetit...

Të fundit nga rubrika