“Për hajni e korrupsion, Vetëvendosja e para” – përplasje mes Halitit dhe Musliu-Shoshit

Në Debat Plus ka pasur përplasje mes deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës, ku u shkëmbyen akuza të rënda për korrupsion.

Deputeti i LVV-së, Enver Haliti, tha se Kuvendi ka miratuar rreth 12 marrëveshje ndërkombëtare me vlera milionëshe dhe se pritet të votohen edhe të tjera në seancën e radhës.

“Janë votuar marrëveshje që kapin vlera multi-milionëshe, dhe presim që të kalojnë edhe rreth 250 milionë euro të tjera. Dua t’i falënderoj deputetët për votimin e tyre si kryetar i Komisionit për Buxhet”, deklaroi Haliti.

Nga ana tjetër, deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, akuzoi partinë qeverisëse për shkelje kushtetuese dhe korrupsion, duke përmendur edhe hetime dhe aktakuza ndaj zyrtarëve të lartë.

“Keni 16 shkelje kushtetuese kemi ministra me aktakuza. Tani kemi prej presidentes e kryetarit te parlamentit e kryeministrit të cilit janë të ftuar nga Prokuroria. Nuk kemi të bëjmë me një Albin Kurti Me akter tjerë të kësaj partie politike që kanë marrë vendime për këtë shoqëri për plot 6 vjet. Asnjë vendim në të mirën e shoqërisë…Hajni e dënime e aktakuza LVV është numë një në këtë vend”, ka deklaruar Musliu-Shoshi.

Gjatë debatit, Haliti ia ndërpreu fjalën, duke i thënë se “nuk do të dëshironte të ishte në lëkurën e saj për të folur për tema të korrupsionit dhe aktakuzave”.

Ai gjithashtu theksoi se Lëvizja Vetëvendosje nuk i frikësohet zgjedhjeve dhe se ato mund të mbahen kurdo që të vendoset.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika