Për herë të 20-të dështon konstituimi i Kuvendit
Konstituimi i Kuvendit të Kosovës ka dështuar për të 20-tën herë radhazi, pasi edhe në seancën e së premtes nuk pati kuorum të mjaftueshëm për votimin e Komisionit për votim të fshehtë, i cili do të mundësonte zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit përmes një procesi të fshehtë. Propozimi i kryesuesit Avni Dehari mori vetëm 53 […]
Konstituimi i Kuvendit të Kosovës ka dështuar për të 20-tën herë radhazi, pasi edhe në seancën e së premtes nuk pati kuorum të mjaftueshëm për votimin e Komisionit për votim të fshehtë, i cili do të mundësonte zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit përmes një procesi të fshehtë.
Propozimi i kryesuesit Avni Dehari mori vetëm 53 vota për.
Ngërçi ka mbetur në të njëjtën pikë për 11 seanca me radhë – votimin e propozuar nga Dehari për të kaluar nga votimi i hapur në atë të fshehtë.
Pavarësisht përpjekjeve të Lëvizjes Vetëvendosje për të shtyrë përpara kandidaturën e Albulena Haxhiut si kryetare e Kuvendit, mungesa e mbështetjes nga ish-opozita vazhdon ta bllokojë këtë proces. Partitë opozitare, përfshirë PDK-në, LDK-në dhe AAK-në nuk kanë propozuar anëtarë për komisionin ad-hoc për votim të fshehtë dhe nuk kanë marrë pjesë në votim.
Kryesuesi Dehari, pas dështimit të radhës, ka caktuar seancën e radhës për të dielën, më 25 maj, në ora 11:00.















