Për herë të 27-të, Kuvendi nuk arrin të konstituohet
Ka dështuar edhe përpjekja e 27-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. As në seancën e së enjtes nuk u arrit kuorumi i nevojshëm për formimin e Komisionit që do të zhvillonte votimin e fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Seanca e radhës pritet të mbahet më 7 maj në ora 11:00. Që nga […]
Ka dështuar edhe përpjekja e 27-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
As në seancën e së enjtes nuk u arrit kuorumi i nevojshëm për formimin e Komisionit që do të zhvillonte votimin e fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.
Seanca e radhës pritet të mbahet më 7 maj në ora 11:00.
Që nga hapja e seancës konstituive më 15 prill, procesi ka ngecur vazhdimisht për shkak të mungesës së marrëveshjes politike dhe mospjesëmarrjes së deputetëve në votim.
Kandidatja e Vetëvendosjes për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu, ka dështuar të zgjidhet në këtë pozitë gjashtë herë radhazi.
Ndërkaq, përpjekja për formimin e Komisionit për votimin e fshehtë, si hap paraprak i domosdoshëm për zgjedhjen e kryeparlamentarit, ka dështuar për herë të 19-të.
Ngërçi politik po vazhdon prej gati dy muajsh, duke lënë vendin pa institucione funksionale.















