Për herë të katërt, Trepça fiton Kupën e Kosovës

Trepça ka fituar Kupën e Kosovës për edicionin 2024/2025.

Në finalen dramatike, Trepça mundi Bashkimin e Prizrenit me rezultatin 85:79.

Ndeshja u zhvillua në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, ndërsa atmosfera ishte elektrizuese me tifozë nga të dyja skuadrat.

Ky është titulli i katërt rresht për Trepçën në Kupën e Kosovës dhe i katërmbëdhjeti në histori.

Pjesa më vendimtare e ndeshjes ishte çereku i katërt, ku mitrovicasit dominuan dhe krijuan një avantazh të pakthyeshëm me një seri 18:0.

Tekele Cotton dhe Michael Green shënuan nga 18 pikë për Trepçën, ndërsa për Bashkimin, Wendell Green realizoi 30 pikë, por kjo nuk mjaftoi për ta mposhtur Trepçën.

Pas kësaj fitoreje, të dy skuadrat do të vazhdojnë garën për titullin e kampionit, duke pasur pikë të barabarta.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika