Për herë të parë, Bezos planifikon të dhurojë gjysmën e pasurisë së tij
Themeluesi i Amazon, Jeff Bezos ka planifikuar të dhurojë pjesën më të madhe të pasurisë së tij prej 124 miliardë dollarësh. Sipas Forbes, Bezos është njeriu i dytë më i pasur në botë pas Elon Musk, i cili është shefi i Tesla-s dhe pronari i ri i Twitter. Kjo është hera e parë që ai ka […]
Themeluesi i Amazon, Jeff Bezos ka planifikuar të dhurojë pjesën më të madhe të pasurisë së tij prej 124 miliardë dollarësh.
Sipas Forbes, Bezos është njeriu i dytë më i pasur në botë pas Elon Musk, i cili është shefi i Tesla-s dhe pronari i ri i Twitter.
Kjo është hera e parë që ai ka thënë se planifikon të japë pjesën më të madhe të parave të tij.
Më herët, themeluesi i Amazon është kritikuar në të kaluarën që nuk e ka nënshkruar Giving Pledge, e cila është një fushatë e themeluar nga Warren Buffett dhe Bill Gates, për të inkurajuar personat e pasur që të kontribuojnë pjesën më të madhe të pasurisë së tyre në bamirësi, raporton “sky news”.
Themeluesi i Amazon është pyetur drejtpërdrejt nga CNN nëse planifikonte të jepte pjesën më të madhe të parave të tij, Bezos u përgjigj duke thënë “Po, po”.
Bezos ka theksuar se paratë do të shkojnë për qëllimet që punojnë për të trajtuar ndryshimet klimatike dhe për të mbështetur njerëzit që mund të bashkojnë njerëzimin.














