Për herë të parë çështja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës diskutohet në Senatin Amerikan

Për herë të parë çështja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës është diskutuar në Senatin amerikan

Ilustrim: Senati i SHBA-së

Për herë të parë në histori, çështja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës po diskutohet në Senatin Amerikan.

Senatori Menendez ka kërkuar nga administrata amerikane që të angazhohet për çështjen e shqiptarëve të Luginës, e specifikisht për pasivizimin e adresave.

Poashtu senatori Menendez në Hearing-un e sotëm nënvizoi se pakica shqiptare në Serbi i nënshtrohet diskriminimit të vazhdueshëm nga Serbia.

“Kam dëgjuar se shqiptarët etnik në Luginën e Preshevës i nënshtrohen një diskriminimi të vazhdueshëm. Atyre iu merren lejet e njoftim8it dhe të tillët mbeten pa shtetësi”, ka deklaruar kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme të Senatit amerikan, Bob Menendez.

Këshilltarja Politike e Kryeministrit të Republikës së Kosovës për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, Ardita Sinani, e ka falënderuar senatorin amerikan për përkushtimin e tij që ta trajtoj çështjen e shqiptarëve të Luginës me seriozitet.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika