Për herë të parë, Izraeli akuzon Rusinë për krime lufte në Ukrainë

Izraeli duke mbajtur marrëdhënie të shëndosha me Moskën për disa vite, kishte kërkuar të vepronte si forcë ndërmjetëse që nga pushtimi i Ukrainës dhe ishte përmbajtur në komentet për veprimet e forcave të presidentit rus, Vladimir Putin.

Megjithatë, Ministri i Jashtëm i Izraelit, Yair Lapid ka thënë të martën, në një deklaratë, se ”ka krime lufte të Rusisë në Ukrainë”, duke shënuar kështu, herën e parë që Izraeli ka bërë një pretendim të tillë në lidhje me luftën në Ukrainë.

”Imazhet dhe dëshmitë nga Ukraina janë të tmerrshme. Forcat ruse kryen krime lufte kundër një popullsie civile të pambrojtur. Unë i dënoj fuqishëm këto krime lufte”, tha ai.

Më herët sot, kryeministri izraelit, Naftali Bennett, dënoi vrasjen e civilëve të dokumentuar në Bucha, por nuk i mbajti përgjegjëse forcat ruse.

”Jemi të tronditur nga pamjet e tmerrshme në Bucha – skena të tmerrshme – dhe i dënojmë ato.Vuajtjet e qytetarëve ukrainas janë të mëdha dhe ne po bëjmë gjithçka që mundemi për të ndihmuar”, ka thënë Bennett, gjatë një konference për shtyp.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putini dhe Kryeministri i Izraelit, Naftali Bennett

Yaroslav Trofimov i Wall Street Journal thotë se është hera e parë që Izraeli akuzon qartë Rusinë për krime lufte në Ukrainë.

Ndryshe, zyrtarët izraelitë kanë diskutuar disa herë me Vladimir Putinin në lidhje me mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje të paqes mes Rusisë dhe Ukrainës.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika