Për herë të parë në Vushtrri do të investohen miliona në energji solare

“MDynamic Solutions” po ndërton dy impiante fotovoltaike në Bukosh dhe Vërnicë të Vushtrrisë, me kapacitet total prej 22 megavatësh, në një projekt prej rreth 10 milionë eurosh që pritet të përfundojë vitin e ardhshëm. Kryetari Ferit Idrizi dhe kompania theksuan mbështetjen për zhvillimin ekonomik dhe energjinë e pastër

Në një hap të rëndësishëm drejt së ardhmes së gjelbër, Komuna e Vushtrrisë po bëhet pjesë e revolucionit energjetik.

Kjo pasi “MDynamic Solutions” ka nisur realizimin e dy projekteve fotovoltaike në fshatrat Bukosh dhe Vërnicë.

Në këto dy pika do të ndërtohet nga një Impiant fotovoltaik i cili, është sistem që shndërron energjinë e diellit në energji elektrike duke përdorur panelet fotovoltaike.

Se çfarë kapacitete ofron ky projekt, ka treguar Arten Bajrushi nga “Mdynamic Solutions”.

“Është sipërfaqe prej 9 hektarësh, me një kapacitet të instaluar prej 8.73 megavat. Falenderoj Bekim Shytin, bashkë me të cilin, rrugët tona ndërlidhen prej vitesh dhe më kanë shtyer të vijë në Vushtrri tu më premtu se është më specifike dhe nuk ka burokraci administrative që i hasim në komuna të tjera. Kjo e ka dëshmu, lejen ndërtimore e kemi marr në afat rekord prej 8 muajsh”, ka thënë Arten Bajrushi, bashkë investitor në “MDynamic Solutions”.

Vlera e projektit që pritet të përfundojë vitin e ardhshëm është milionëshe.

“Kapaciteti total është 22 megavat dhe finalizimi i të dyjave projekte shkon diku deri në 10 milionë euro. Ky është veç fillimi dhe do vazhdojmë me projekte të tjera në Vushtrri”, ka thënë Arten Bajrushi, Bashkë investitor në “MDynamic Solutions”.

Për të treguar mbështetjen e tij, lopatën e parë me material ndërtimi e hodhi kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi.

“Si Komunë e kemi mbështet investimin dhe për ne është fat i madh të kemi këtë investim të rëndësishëm. Është prioritet i joni zhvilimi ekonomik komunal dhe pa investime ai nuk mund të arrihet. Jemi të gatshëm me i ndihmu investitorët, me i përkrah investimet, edhe me panele solare, të erës dhe format alternative të energjisë”, ka thënë Ferit Idrizi, Kryetar i Vushtrrisë.

Bajrushi nga “MDynamic Solutions” ka treguar se planifikojnë të zgjerohen më shumë në këtë komunë.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika