Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar Nevzad Lutfiu ka bërë të ditur se sot do të mbahet protesta e radhës e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Lutfiu përmes një postimi në " title=""Facebook"">“Facebook” ka shkruar se protesta mbahet në Medvegjë.

“Protesta e radhës në Medvegjë, 3 nëntor 2024, ora 13:00, para Stacionit Policor. Për mijëra qytetarë të pasivizuar”, ka shkruar Lutfiu.