“Për mua, më e bukura në botë” – Capital T pranon se është në një lidhje dashurie

Këngëtari Capital T ka folur hapur për lidhjen e tij të re, duke thënë se nuk janë në planet për martesë momentalisht, por beson që gjithçka do të shkojë shumë mirë

Capital T

Këngëtari i njohur, Capital T, ka rrëfyer ekskluzivisht për Radio Dukagjinin lidhur me jetën e tij personale.

Në një intervistë për emisionin Radar me Edita Dolin, artisti ka pranuar se është i përfshirë në një lidhje dashurie, e cila për të ajo është “më e bukura në botë”.

Një lidhje e ngrohtë dhe e përzemërt, siç e ka përshkruar këngëtari, ka bërë që ai të ndihet i bekuar dhe i kënaqur.

Nga fjalët e tij ndjehet dashuria ndaj partneres së tij, e cila siç ka thënë ai  do të jetë pranë tij edhe në momentet më të rëndësishme të karrierës së tij artistike, duke e shoqëruar gjatë koncertit në Prishtinë.

“Po normal që kam femën. Për mua, ajo është më e bukura në botë. Ajo ka me qenë në koncert, është gjëja më e madhe,” u shpreh ai me një buzëqeshje, duke përmendur partneren e tij.

“Nuk hyhet në një lidhje me synimin që të kryhet, nuk jemi në planet për martës momentalisht, por besoj që gjithçka do të shkoj shumë mire”, ka shtuar ai.

Ndryshe, siç është paralajmëruar, ai do të mbajë koncertin “Time Capsule” në Prishtinë më 11 gusht.

Eventi madhështor pritet të mbahet në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika