Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se për nder të 110 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, do të organizohet Kuvendi i përbashkuar i të dy republikave, Kosovës dhe Shqipërisë.

Në një konferencë për media së bashku me Kryeministrin Kurti, Kryeministri i Shqipërisë, Rama ka thënë se takimi i dy qeverive për nder të 110 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës do të ishte një adresim i popullit shqiptar dhe një hap më afër drejt qëllimit madhor të dokumentit të partneritet strategjik mes dy vendeve tona të nënshkruara në Prizren më 2014.

“Me qeverinë aktuale kemi shkallën më të lartë të zbatimit të marrëveshjeve të nënshkruara,, përfshirë edhe të atyre marrëveshjeve që janë nënshkruar në ta kaluarën. Shpresoj që ky të konsiderohet një fakt e jo të shërbej si arsye për të bërë spekulime të natyrës politike, sepse unë jam i pa interesuar që të përfshihem në jetën politike të Kosovës”, tha Rama.

Duke vlerësuar volumin tregtar prej 433 milionë eurosh, Rama ka thënë se presin që kjo shifër të arrijë deri në 1 miliard.

Ndër të tjera, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Kosovën dhe Shqipërinë nuk i bashkon interesi, por është në interesin e dy vendeve që të jenë bashkë.

Kurti ka thënë se tregtia brenda pesë vjetëve të fundit mes dy shteteve është shumëfishuar, si rezultat i së cilës, “Ne importojmë dhe eksportojmë si asnjëherë më parë”.

Marrëveshja më e rëndësishme, sipas Kurtit, do të jetë realizimi i hekurudhës Durrës-Prishtinë, e cila do të lidhë dy vendet dhe, njëherësh, do të shënojë rritje në ekonomi dhe lëvizshmëri.

Marrëveshjet që priten të nënshkruhen nga dy qeveritë