Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron lektyra shkollore për bibliotekat e shkollave

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin e themelimit të saj. E krijuar me iniciativën dhe përkushtimin e një grupi krijuesish dhe intelektualësh, kjo shtëpi botuese u krijua me misionin për ta mbajtur gjallë librin shqip dhe për të kontribuuar në zhvillimin e kulturës dhe të arsimit në vend.

Kjo datë konsiderohet e një rëndësie të madhe jo vetëm për “Dukagjinin”, por në përgjithësi për historinë e librit në Kosovë. Gjatë këtyre 32 viteve, kjo shtëpi botuese ka kontribuuar në pasurimin e kulturës dhe të edukimit në vendin tonë përmes botimeve të shumta letrare, shkencore dhe përkthimeve nga autorë të njohur botërorë, si dhe përmes teksteve shkollore që janë bërë pjesë e procesit mësimor të disa brezave.

Për shenjim të këtij përvjetori, shtëpia botuese “Dukagjini” ka vendosur të ndërmarrë një nismë simbolike dhe njëkohësisht të dobishme për komunitetin arsimor: dhurimin e një numri të konsiderueshëm të lektyrave shkollore për bibliotekat e shkollave nëpër Kosovë. Përmes këtij donacioni synohet pasurimi i fondit të librave në bibliotekat shkollore dhe nxitja e kulturës së leximit te nxënësit.

Kjo iniciativë është shenjë mirënjohjeje ndaj lexuesve, mësuesve dhe nxënësve, të cilët ndër vite kanë qenë pjesë e pandashme e rrugëtimit të kësaj shtëpie botuese. Njëkohësisht, ajo reflekton përkushtimin e vazhdueshëm të “Dukagjinit” për të mbështetur arsimin dhe për të promovuar librin si vlerë thelbësore të shoqërisë.

Shtëpia botuese “Dukagjini” mbetet përherë e përkushtuar ndaj misionit të saj për të sjellë botime cilësore, për të mbështetur autorët shqiptarë dhe për të kontribuuar në zhvillimin kulturor e arsimor të Kosovës.

Shija e redaktorit

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë, vlerë e trashëguar ndër shekuj

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë vlerësohet si një vlerë e trashëguar ndër shekuj dhe thelbësore për të ardhmen e vendit, ndërsa dialogu, respekti i ndërsjellë...

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Të fundit nga rubrika