Për një ditë dy vrasje në Shqipëri -një me thikë, një me armë zjarri

Të mërkurën e 17 gushtit, të vitit 2022, në Republikën Shqipërisë kanë ndodhur dy vrasje, një me thikë, një me armë zjarri

Pamje të postuara nga Policia e Shtetit në Facebook

Në qytetin e Elbasanit, një 25-vjeçar ishte qëlluar me armë zjarri pas një konflikti, dhe si pasojë e plagëve të marra kishte ndërruar jetë.

25-vjeçari, që ka mbetur i vrarë në mbrëmjen e së mërkurës në qytetin e Elbasanit, është Madrit Ulqinaku.

Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati, i cili raportoi nga vendngjarja, ka thënë se “autori i dyshuar i krimit, i shpallur në kërkim nga policia, ka përdorur një armë zjarri tip pistoletë për të shtënë ndaj 25-vjeçarit Ulqinaku, i cili ka ndërruar jetë menjëherë”.

Tutje, sipas tij, kalimtarët e rasti kishin qenë të rrezikuar, sepse ngjarja kishte ndodhur në një zonë të populluar në një kohë kur një numër i konsiderueshëm i njerëzve lëviznin ende në rrugë

Policia e Shqipërisë, sipas gazetarit të Euronews Albania, ka marrë të gjitha regjistrimet e mundeshme nga kamerat të cilat ishin në zonë, nga bizneset, gjithashtu kanë gjetur edhe disa gëzhoja të armës në vendngjarje.

“Burimet bëjnë me dije se po hetohet dhe janë pyetur edhe disa persona, dëshmitarë okularë që kanë qenë në vendngjarje”.

Ndërsa, po në të njëjtën ditë, në qytetin e Sarandës, një person kishte humbur jetën pas një sherri me thika.

“Një persona ka vdekur si pasojë e plagëve të cilat i kishte marrë nga thika në qytetin e Sarandës, rreth orës 18:30”.

“Ai ishte transportuar me urgjencë në spitalin e qytetit, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve, pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve”.

Ndërsa i dyshuari nuk është identifikuar ende nga Shërbimet e Policisë.

Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë punën intensive për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe identifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika