Policia e Kosovës ka njoftuar se për gjashtë ditë janë raportuar gjashtë raste të dhunës në  familje në rajonin e Ferizajt. Sipas policisë, katër raste kanë ndodhur në qytetin e Ferizajt, ndërsa një në Shtime dhe një në Shtërpcë.

Policia ka thënë se këto raste të dhunës në familje nga ana e tyre janë trajtuar në mënyrë profesionale.

“Ndërsa me vendim nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, 3 persona janë ndaluar në mbajtje dhe 3 persona tjerë janë liruar në procedurë të rregullt hetimore”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Më poshtë mund ta lexonin komunikatën e plotë të Policisë së Kosovës.

Rastet e dhunës në familje, rajoni Ferizaj

Në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Ferizaj gjatë javës që shkoj, nga data 10-16/04/ 2023 janë raportuar 6 raste të dhunës në familje, prej tyre 4 raste janë raportuar në Ferizaj, 1 rast në Shtime dhe 1 rast në Shtërpcë.

Ndërsa me vendim nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, 3 persona janë ndaluar në mbajtje dhe 3 persona tjerë janë liruar në procedurë të rregullt hetimore.

Policia Rajonale e Ferizajt rastet e dhunës në familje i ka trajtuar në mënyrë profesionale nga policë primarë të stacioneve dhe hetues rajonal të Njësisë së Dhunës në Familje.

Policia apelon tek qytetarët që të raportojnë rastet e dhunës në familje dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë. Për të gjitha rastet e dhunës në familje të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.