Për pikën 7 të planit evropian, Mustafa: Le të tregojë Vjosa Osmani a është kjo në harmoni me Kushtetutën?

Ish-kryeministri Mustafa ka thënë se kreu i ekzekutivit kosovar pranoi kompetenca ekzekutive të Asociacionit që përfshijnë planifikimin, organizimin, personelin, drejtimin dhe kontrollin

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa
Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa

Ish-kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se marrëveshja e pranuar nga kryeministri Albin Kurti, të hënën në Bruksel, parasheh një formë të vetëmenaxhimit të serbëve në Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook, Mustafa ka thënë se Kurti ka pranuar kompetencat ekzekutive të formimit të këtij Asociacioni.

“Menaxhimi përfshin planifikimin, organizimin, personelin, drejtimin (udhëheqjen) dhe kontrollin. Pra, kompetenca ekzekutive. Këto i pranoi kryeministri ynë. Asociacioni është diçka tjetër”, ka deklaruar ai.

Krahas kësaj, ai ka edhe një pyetje për presidenten, Vjosa Osmani-Sadriu.

“Marrëveshja bazë e pranuar nga kryeministri Kurti në pikën 7 parasheh një formë të vetëmenaxhimit për serbët në Kosovë, sipas përvojave evropiane. Le të tregojë presidentja Osmani që vetëshitet si juriste e fortë se a është kjo në harmoni me Kushtetutën; a parasheh Kushtetuta e Kosovës të drejta asimetrike për komunitetet, që serbët të kenë të drejta kolektive të vetëmenaxhimit, kurse komunitetet e tjera jo?”, ka deklaruar ai.

Ndonëse marrëveshjet për Asociacionin u arritën në vitet 2013 dhe 2015, ishte Gjykata Kushtetuese, ajo e cila tha se marrëveshja e fundit nuk ishte në harmoni të plotë me Kushtetutën.

Serbia vazhdon të insistojë në themelimin e Asociacionit, por Qeveria e Kosovës e kundërshton një Asociacionin njëetnik, i cili, sipas saj, do të mund të krijonte një nivel të ri të pushtetit.

Nga ana tjetër, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u takuan më 27 shkurt në Bruksel, me ç’rast, u pajtuan se nuk kanë më nevojë të diskutojnë për propozimin evropian për normalizimin e raporteve në mes dy vendeve.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika