Për problemet shëndetësore që vijnë me moshën e shtyrë, flet kardiologu Qerimi

Kardiologu Qerimi ka treguar se moshat e shtyra janë ato, të cilat, janë më të prekura nga sëmundjet e sistemit kardiovaskular dhe jo vetëm. Përmes Radio Dukagjini, ai sjell këshilla dhe informacione lidhur me mirëqenien e shëndetit

Kardiologu, Agron Qerimi dhe Xheneta Asllani, moderatore në "Shpirti i vikendit"

Kardiologu Agron Qerimi ka treguar se me shtyrjen e moshës, problemet në shëndet dhe posaçërisht në sistemin kardiovaksular shpeshherë janë të paevitueshme.

Në një intervistë në emsionin “Shpirti i vikendit” me Xheneta Asllani në Radio Dukagjini, Qerimi ka thënë se ndonëse përgjatë njëzet viteve të fundit, vdekshmëria nga sëmundjet kardiovaskulare ka rënë, kujdesi ndaj evitimit të tyre nuk është asnjëherë i tepërt.

“20 vitet e fundit, vdekshmëria prej sëmundjeve vaskulare ka rënë, por prapë vlen të përmendet se disa kategori të sëmundjeve të zemrës si sëmundja dekongjustive e zemrës, aritmi i zemrës,  pacientët lajmërohen shpesh me çrregullime të ritmit të zemrës. Për gjithë këtë kohë, duhet të kemi kujdes se organet do të vijnë në një kohë të plakjes”, ka deklaruar Qerimi gjersa ka theksuar se problemet me hipertension janë evidente dhe se pas moshës 75-vjeçare, ndonjëherë janë të vështira të trajtohen.

Kardiologu Qerimi ka treguar se moshat e shtyra janë ato, të cilat, shpeshherë kanë vështirësi në mjekim, e një vështirësi të madhe e hasin përgjatë vjeshtës.

“Sezonë pas sezone, te moshat e shtyra kemi problem në mjekim. Tash vjeshta që po vjen kemi numrin më të madh të pacientave, megjithëse terapia që përshkruajmë mbetet ajo, e cila, deri tash përdorej nga ta, gjatë verës fillojnë të kenë edhe vlera të hipertensionit me barnat e njëjta që marrin gjatë gjithë sezonës”, ka deklaruar Qerimi.

Problemet urologjike janë, gjithashtu, evdidente, te të dyja gjinitë. Sipas specialistit në fjalë, gratë do të kenë problem me mbajtjen e urinës, ndërsa meshkujt problem me prostatën, gjë e cila, sjell një siklet përgjatë lëvizjes së lirë të tyre. Sa u përket femrave, Qerimi ka treguar se problemet fillojnë kryesisht pas menopauzës, ngase deri tani ishte estrogjeni, ai i cili ruante ato.

Por, asnjë medikament nuk duhet të merret pa bërë së pari analizat e hormoneve, tregon Qerimi, ashtu që të dihet saktësisht, se çka i nevojitet trupit tonë.

Problemet shëndetësore që vijnë me moshën e shtyrë, një vend të posaçëm ka edhe aspekti emocional.

“Me moshën e shtyrë kjo do të na bëjë problem në shpejtësinë e ecjes, mobilitetit, dhe të gjitha këto, njëra pas tjetrës lidhjen zinxhir. Te një i moshuar, vjen një fazë ku duhet t’i ndihmojmë edhe në aspektin emocional. Ata punojnë deri në moshën 65-vjeç dhe pas saj vjen një ndjenjë sikurse të ndjehurit të pavlerë, aty ku ne duhet t’i ndihmojmë dhe t’u ofrojmë kushte më të mira”, ka deklaruar ai, gjersa ka theksuar se kjo drejton në probleme me harresën dhe depresionin.

Për fund, Qerimi lë një mesazh se aktiviteti fizik është gjysma e një shëndeti të mirë dhe si i tillë, nuk duhet lënë anash.

Shija e redaktorit

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Osmani pritet me nderime ushtarake në Riad të Arabisë Saudite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime ushtarake në vizitën e saj në Arabinë Saudite.  Ajo po qëndron në Riad, pas ftesës që...

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Të fundit nga rubrika