Për rëndësinë e ushqimit dhe numrin e inspektorëve sanitarë, flet kryeinspektori Tërshnjaku

Sipas Tërshnjakut, Kosova ka mekanizmat më të mirë në rajon mirëpo, kësaj të fundit i duhen më shumë inspektorë dhe njëherit, më shumë efikasitet në terren

Kryeinspektori Sanitar të Agjensisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Ibrahim Tërshnjaku dhe Xheneta Asllani

Në kuadër të Ditës Botërore të Ushqimit, Radio Dukagjini sjell një intervistë me Kryeinspektorin Sanitar të Agjensisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Ibrahim Tërshnjaku.

Ndonëse shpeshherë kujdesi ndaj ushqimit nuk është prezent, rëndësia e tij është e padiskutuar. Ushqimi siguron lëndë ushqyese të cilat rrjedhimisht, sigurojnë energji për aktivitetin, rritjen dhe të gjitha funksionet e trupit si frymëmarrja, tretja e ushqimit dhe mbajtja e ngrohtë dhe njëherit, edhe progrese në sistemin imunitar.

I ftuar në emisionin “Shpirti i Vikendit” me Xheneta Asllani, Tërshnjaku ka thënë se ushqimi i cili importohet në Kosovë kalon nga fabrika të cilat kanë masa menagjimi të shkëlqyera.

“Trendi global është trend në të cilin Kosova ka një ndërlidhje të mirë. Pra çdo ushqjm i cili importohet, për të cilën kemi të drejtë importi nga fabrikat e Evropës, ato janë të regjistruara dhe kanë një kontroll dhe menagjim të shkëlqyeshëm nga vendet që prodhohet”, ka thënë Tërshnjaku gjersa ka theksuar se mekanizmat e ruajtjes janë avancuar.

Lidhur me këtë të fundit, Tërshnjaku ka thënë se Kosova ka mekanizmat më të mirë në rajon. Inspektorati sanitar ka ndodhur që shpeshherë të ndërmarrë masa dhe  të testojë mostra në gjysëm të natës për të vazhduar me të gjitha standartet e mëtejshme, siç janë zbulimi i toksicitetit dhe të elementeve të tjera të paftuara.

Ndonëse mekanizmat e Kosovës sipas Tërshnjakut po zhvillohet dita-ditës, aktualisht numërohen vetëm 60 inspektorë, numër i cili sipas tij nuk është i mjaftueshëm.

“Duhet të rekrutohen inspektorë të moshave të reja… kemi bërë kërkesë për rritje të numrit të tyre”, ka thënë ai.

Për një gjë pajtohet Tërshnjaku e që është rritja e efikasitetit në terren. Krahas kësaj, ai ka treguar procedurën ndaj dënimeve që mund të marrin personat të cilët në shitjen e ushqimit, nuk dinë origjinën e tij apo të njëjtin nuk e mbajnë në kushte të duhura sanitare.

“Bëhet ndalimi i qarkullimit të produktit, në mënyrë automatike jepen urdhëresa nga ana e autoriteteve pastaj bëhet asgjësimi i produkteve në mënyrë të rregulluar me Ministrinë e Ambientit”, ka thënë Tërshnjaku gjersa ka thënë se gjobat janë të larta  për veprat e kësaj natyre.

Të njëjtat sipas tij mund të kapin shifrën prej 20 mijë eurosh.

Ai bën thirrje që të mësohen mekanizmat e ruajtjes dhe të parandalohet hedhja e tyre.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika