Për shkak të vapës nesër kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda në autoudhët e Kosovës

Autostrada "Ibrahim Rugova"

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se të martën, më 29 korrik, do të hyjnë në fuqi kufizime të përkohshme të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë në autoudhët e Kosovës.

Sipas ministrisë, kufizimi do të zbatohet nga ora 11:00 deri në 17:30, për shkak të temperaturave të larta që parashikohet të arrijnë ose të tejkalojnë 32 gradë Celsius.

Në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse, qarkullimi do të zhvillohet normalisht dhe pa kufizime.

Nga ky vendim përjashtohen automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimet emergjente dhe institucionet shëndetësore.

Ministria u ka bërë thirrje operatorëve ekonomikë dhe drejtuesve të mjeteve që të respektojnë kufizimet e vendosura dhe të planifikojnë qarkullimin në përputhje me orarin e përcaktuar.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika