Për takimin Kurti–Vuçiq dhe tensionet në veri, Feilcke: Dalja nga kjo situatë është urgjente për Kosovën

Adelheid Feilcke, shefe e Programit për Evropën në Deutsche Welle, ka diskutuar për dialogun e Kosovë-Serbi, tensionet në pjesën veriore të vendit si dhe integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian

Adelheid Feilcke, shefe e Programit për Evropën në Deutsche Welle, gjatë intervistës në emisionin “Përballje”

Shefja e Programit për Evropën në Deutsche Welle, Adelheid Feilcke, ka folur për dialogun Kosovë-Serbi, tensionet në pjesën veriore të vendit si dhe integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Në intervistën me kryeredaktorin e Telegrafit, Muhamet Hajrullahu, njohësja e çështjeve të Ballkanit ka folur edhe për takimin që do të mbahet të enjten e 14 shtatorit në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për çka ka thënë se kjo është një javë e rëndësishme, sidomos për Kosovën.

“Është një javë e rëndësishme për Kosovën veçanërisht, sepse për Serbinë tema e Kosovës nuk e ka atë prioritetin siç e ka për ju kosovarët dhe për zhvillimin e Kosovës. Kjo disbalancë mes të dyja vendeve gjithmonë nga jashtë, nga Gjermania kur shikohet është shumë e qartë, sepse Kosova është një çështje e rëndësishme për Serbinë, por për Serbinë ka edhe probleme të tjera.

Për Kosovën, zhvillimet dhe akordimi i politikës me faktorët ndërkombëtarë në zgjidhjen e problemit me Serbinë janë vendimtare dhe çështje kyçe, veçanërisht këtë kohë kur janë vendosur sanksione dhe masa të veçanta ndaj Kosovës. Pra, pritjet për të dalë nga ky konflikt janë më se urgjente për Kosovën e cila gjendet në këtë situatë”, ka deklaruar Feilcke.

Sipas saj, tensionet në veri të Kosovës e pengojnë edhe procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE.

“Durimi është në fund. Për fat të keq, në situatën e tanishme kur kemi luftë në Ukrainë është më se e rëndësishme të arrihen marrëveshjet këtu në rajon për të vepruar së bashku. Por, për këtë duhet një vullnet i përbashkët e kjo gjë nuk po shihet. Ka interesa të ndara mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, por edhe në BE ka vende me interesa të ndryshme”, ka thënë Feilcke, duke shtuar se për këtë duhet një zgjidhje përfundimtare, e një gjë e tillë nuk po shihet shumë afër.

Sa i përket takimit në mes të dy liderëve, Kurti e Vuçiq, ajo është shprehur se është pozitive që një e gjë e tillë po ndodh, por ka thënë se nuk beson që do të arrihet marrëveshje në afat të shkurtër.

Shefja e Programit për Evropën në Deutsche Welle ka folur edhe për procesin e Berlinit dhe integrimin e vendeve të Ballkanit në BE, për çka ka thënë se patjetër duhet një perspektivë me afat më të shkurtër.

Feilcke në fund ka folur edhe për projektet e DW që kanë të bëjnë me mediat në vendet e Ballkanit.

“Risi është që jemi fokusuar më shumë te videot, storjet e shkurtra vizuale, sepse ideja dhe qëllimi ynë është që të fokusohemi më shumë te audienca e re. Pse kjo? Sepse ideja është që rinia është në procesin e orientimit. Ne përpiqemi që të fokusohemi në temat që u interesojnë të rinjve. Risi është se kemi krijuar një redaksi me të rinj nga Ballkani Perëndimor”, ka thënë ajo.

Shija e redaktorit

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Blinken duartroket rolin e Osmanit për hapjen e qendrës rajonale...

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka vlerësuar rolin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në hapjen e qendrës rajonale “Gratë, Paqja dhe Siguria”...

Të fundit nga rubrika