Për të 12-tën herë dorëzohen dosje në Kushtetuese për kompensimin e dëmeve te luftës

Për të 12-tën herë, Organizata Joqeveritare “Ngritja e Zërit” ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës dosjet rreth vlerësimit të kushtetutshmërisë së aktit juridik të Gjykatës Supreme, me rastin e refuzimit të padisë për kompensimin e dëmeve të luftës.

Drejtori i kësaj OJQ-je, Jahir Bejta, në emisionin “Rreth e Rrotull” të RTV Dukagjini, tha se me refuzimin e kërkesave të tyre, gjykatat e rregullta kanë bërë shkelje.

Edhe përkundër refuzimit, Bejta theksoi se do të këmbëngulin në kërkesat e tyre deri atëherë kur edhe do të kompensohen dëmet e luftës.

Ai ka theksuar se “padrejtësisht palëve të dëmtuara në cilësinë e palëve paditëse është duke u mohuar e drejta e garantuar, qasja në drejtësinë vendore” sepse siç thotë ai, për këtë punë janë gjykatat.

“Sot është hera e 12-të që dorëzojmë dosje në Kushtetuese pas shterjes së vendimeve nga Gjykata Supreme. Kërkojmë kompensimin e dëmeve të luftës, në cilësinë e viktimave. Për dëme janë gjykatat tona dhe për këtë viktimat duhet të kenë qasje në drejtësinë vendore”, ka deklaruar Bejta.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika