Për votat e Nismës, VV-ja duhet të pranojë Limajn si kryetar Kuvendi
Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku, ka deklaruar se partia e saj nuk do të jetë pengesë në formimin e institucioneve, por pret që kërkesa e tyre kryesore, që Fatmir Limaj të jetë në krye të Kuvendit të Kosovës, të implementohet. Deklaratat e saj vijnë në një kohë kur përpjekja e 47-të për konstituimin e […]
Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku, ka deklaruar se partia e saj nuk do të jetë pengesë në formimin e institucioneve, por pret që kërkesa e tyre kryesore, që Fatmir Limaj të jetë në krye të Kuvendit të Kosovës, të implementohet.
Deklaratat e saj vijnë në një kohë kur përpjekja e 47-të për konstituimin e Kuvendit ka dështuar sërish. Nga ana tjetër, Albulena Haxhiu, kandidatja e VV-së për kryetare të Kuvendit, konfirmoi se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, do të takohet me kreun e Nismës, Fatmir Limaj, për të diskutuar mundësitë e bashkëpunimit
Në një intervistë në emisionin FIVE të Dukagjinit, Izmaku ka thënë se Nisma ka qenë gjithmonë e hapur për bashkëpunim dhe nuk do të bllokojë proceset.
“Ne jemi në një fazë ku presim që kërkesa e jonë si Nisma Socialdemokrate, të implementohet me zotin Limaj në krye të Kuvendit. Në çdo formë Nisma nuk do të jetë pengese për pengimin e institucioneve. Të parët jemi që kemi çel rrugë të bashkëpunimit dhe do të jemi ata të fundit që mendojmë nuk duhet të ulemi në tavolinë me bisedu për largimin e ngërçit politike, krijimit sa më parë të institucioneve”, ka thënë Izmaku.















