“Përballë provokimeve, Kosova duhet të tregojë unitet të brendshëm politik”

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se me qytetarët ka diskutuar për problemet, me të cilat, po përballet Kosova siç është siguria, energjia, punësimi, investimet, arsimi, shëndetësia dhe ikja nga vendi

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku

 





Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është takuar me qytetarët të në Prishtinë, me të cilët, ka biseduar për nevojën e Kosovës që të koordinohet me Shtetet e Bashkuar të Amerikës.

Më tej, Abdixhiku ka thënë se koordinimi me ShBA-të, është i domosdoshme për të mos rënë në kurthin e forcave destabilizues me adresë në Serbi.

“Përballë provokimeve të tilla, Kosova duhet të tregojë maturi, angazhim për ligjshmëri, unitet të brendshëm politik e koordinim me aleatë. Kështu, si në çdo moment të vështirë, do t’ia dalim përballë secilës sfidë. Çdo ecje ndryshe, do të ketë pasoja të rënda për vendin”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Sipas tij, “provokimet dhe tendencat destabilizuese të Serbisë nuk janë të reja. Ato synim kanë rrënimin e shtyllave kryesore të Republikës sonë – sovranitetin në veri me fokus të veçantë”.

I pari i LDK-së ka thënë se me qytetarët ka diskutuar edhe për problemet e tjera, me të cilat, po përballet Kosova siç është siguria, energjia, punësimi, investimet, arsimi, shëndetësia dhe ikja nga vendi.





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika