Përdhunimi: Një armë e luftës në Ukrainë

Një shkallë e madhe e dhunës seksuale është shfaqur në Ukrainë. Gratë ukrainase po përballen me kërcënime, provat e së cilave po shfaqen në imazhe fotografike në zonat e pushtuara nga rusët.

Prova më e fundit është ajo e fotografit Mikhail Palinchak në një autostradë 20 km jashtë Kiev-it, kryeqytetit ukrainas. Aty shfaqen trupat e një burri dhe tre grave të grumbulluar nën një batanije. Gratë ishin të zhveshura dhe trupat e tyre ishin djegur pjesërisht, ka thënë fotografi, përcjell The Guardian.

Imazhi tronditës i shton një sërë provash në rritje se ekzekutimet e shkurtra, përdhunimet dhe torturat janë përdorur kundër civilëve në zonat nën kontrollin rus që kur Kremlini nisi pushtimin e fqinjit të tij më 24 shkurt.

Tani që ushtria ruset po tërhiqet nga kryeqyteti me qëllim të përqendrimit të forcave në lindje të Ukrainës, gratë dhe vajzat kanë dalë përpara për t’i treguar policisë, medias dhe organizatave të të drejtave të njeriut për mizoritë që kanë pësuar nga ushtarët rusë.

“Ne kemi pasur disa telefonata në linjën tonë të urgjencës nga gra dhe vajza që kërkojnë ndihmë, por në shumicën e rasteve ka qenë e pamundur t’i ndihmojmë fizikisht”, ka thënë Kateryna Cherepakha, presidentja e “La Strada Ukraine”, një organizatë bamirëse që mbështet të mbijetuarit e trafikimit, dhunës në familje dhe sulmeve seksuale. Ajo thekson se ka frikë që këto raste janë vetëm maja e ajsbergut.

Përdhunimi dhe sulmi seksual konsiderohen si krime lufte dhe shkelje e ligjit ndërkombëtar humanitar, dhe si prokurori i përgjithshëm i Ukrainës ashtu edhe Gjykata Penale Ndërkombëtare kanë thënë se do të hapin hetime për dhunën seksuale të raportuar.

Organizata si “Workshop Feminist”, po punojnë vazhdimisht në mbështetjen mjekësore, ligjore dhe psikologjike të disponueshme për viktimat e sulmeve seksuale dhe po përpiqen të gjejnë strehimore të sigurta për gratë dhe vajzat ukrainase.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika