Përditësimet e reja që do të ndryshojnë telefonin tuaj

Apple ka prezantuar Ios 16, i cili është versioni i radhës në sistemin operativ të iPhone. Ky version do të përfshijë veçori të reja si, një ekran të ri, i ridizajnuar dhe i aftë për të modifikuar mesazhet në tekst

Ilustrim

Të hënën e 6 qershorit, Apple ka prezantuar Ios 16, i cili është versioni i radhës në sistemin operativ të iPhone. Ky version do të përfshijë veçori të reja si, një ekran të ri, i ridizajnuar dhe i aftë për të modifikuar mesazhet në tekst, transmeton “Nytimes.com”, raporton “PortaliD”.

Muajin e kaluar, Google ka prezantuar Android 13, i cili përmban një aplikacion të thjeshtuar të portofolit, për ruajtjen e kartave të kreditit dhe dokumenteve të rëndësishme. Të dy kompanitë kanë thënë se janë duke i përmirësuar aplikacionet me tekst për dërgimin e mesazheve me tekst.

Ilustrim

Sistemet e reja operative iPhone dhe Android do të vijnë në telefonat tanë këtë vjeshtë. Apple dhe Google shpesh i shoqërojnë këto përditësime me premtime. Shefi ekzekutiv i Apple, Timothy D.Rock ka thënë se “Sot ne do t’i shtyejmë platformat tona më tej se kurrë”.

Shumë nga ndryshimet janë përmirësime në rritje që duket se duhej të kishin ndodhur shumë vite më parë. Apple ka thënë se do të bënte ndryshim në gjënë e parë që dikush sheh kur përdor iPhone, ekranin e kyqjes.

Në të kaluarën, njerëzit mund të modifikonin vetëm sfondin në ekranet e tyre të kyçjes. Por me Ios 16, përdoruesit e iPhone mund të personalizojnë ekranet e kyçjes duke zgjedhur nga fontet dhe ngjyrat e ndryshme për orën. Njerëzit, gjithashtu, do të jenë në gjendje të fiksojnë “miniaplikacionet”, të cilat në thelb janë shkurtore për aplikacione si, kalendari i telefonit dhe gjurmuesi i të dhënave në ekranin e kyçjes.

Këto përshtatje mund të na ndihmojnë t’i përshtatim telefonat tanë me stilin tonë të jetesës dhe duhet të keni parasysh se softueri i ri do t’i lejojë një përdoruesi të iPhone të krijojë një numër ekranesh kyçëse të personalizuara për skenarë të ndryshëm. Për shembull, një ekran i kyçjes i dedikuar punës mund të shfaqë ndërtesën e zyrës suaj një sfond dhe të përmbajë një miniaplikacion ushtrimesh.

Ideja është që njerëzit do të jenë në gjendje të kalojnë mes ekraneve të kyçjeve për të akomoduar më mirë nevojat e tyre gjatë ditës.

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika