Përditësohet ranglista botërore e CS:GO, BNE ndryshon pozicion

Është përditësuar ranglista botërore e CS:GO, ekipi nga Kosova Bad News Eagles ka ndryshuar vendin e pozitës së 18-të. Ndërsa, Na’Vi ekipi ukrainas u pozicionua shumë afër vendit të parë

Ekipi nga Kosova Bad News Eagles, foto HLTV

Si në çdo fillim të muajit të ri, faqja më e madhe e CS:GO, HLTV, vazhdon ta përditësojë ranglistën botërore të ekipeve, të cilat marrin pikë në bazë të formës dhe rezultateve të tyre të fundit në garat e CS:GO.

Tash e një kohë, ekipi i cili vazhdon të kryesojë listën është ekipi FaZe, të cilët u shpallën kampion të turneut më të madh të CS:GO, PGL Antwerp Major 2022, ku kishin mposhtur ekipin Na’Vi në finale.

Loja në finale të Major-it mes dy ekipeve kishte përfunduar me rezultat të përgjithshëm 2:0 me mapa.

Ekipi FaZe në fitoren e tyre të PGL Major 2022

Edhe pse FaZe nuk është treguar në formë aq të mirë në turnetë e fundit, duke u mposhtur nga ekipe të ndryshme, ekipi po vazhdon të qëndrojë në vendin e parë, duke u pasuar nga  Na’Vi, që pas përditësimit që është bërë të hënën.

Ekipi nga Ukraina ka kaluar nga vendi i tretë në të dytin, pasi fituan turneun Blast Premier së fundmi dhe është shumë afër për të kaluar ekipin FaZe.

Ekipi ukrainas NAVI

Në vendin e tretë është ekipi ENCE, në të katërtin ekipi Cloud9, ndërsa në vendin e pestë ekipi Vitality.

Ndërsa, ekipi nga Kosova, Bad News Eagles për momentin renditet në vendin e 21-të, krahasuar me javë më parë ku renditeshin në vendin e 18 –të, ku për herë të parë kishin arritur të ngjiteshin aq lartë.

Bad News Eagles

Renditja nga HLTV bazohet në arritjet e ekipeve gjatë çdo muaji, formën e fundit gjatë dy muajve të fundit dhe performancën në ngjarjet e fundit.

Çdo ekip kërkohet të ketë një shumë pikësh prej tre lojtarësh, në mënyrë që të ruajë pikët e tyre.

Më poshtë e gjeni renditjen e 30 ekipeve më të mira në ranglistën botërore të CS:GO.

 

BNE për herë të parë renditet në vendin e 18-të në ranglistën botërore të CS:GO

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika