Përdoret një armë zjarri në një përleshje në Podujevë, arrestohen tre persona

Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi janë përleshur fizikisht në mes vete. Gjatë përleshjes, të dyshuarit kanë përdorur një armë zjarri dhe një mjet të mprehtë bujqësor

Policia e Kosovës (ilustrim)

Tre persona janë arrestuar të mërkurën e pesë qershorit, të cilët gjatë një përleshjeje kanë përdorur armë zjarri.

Si pasojë, njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Rasti raportohet të ketë ndodhur në Podujevë, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Me vendim të prokurorit një nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, i lënduari mbetet në QKUK dhe një tjetër i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit janë përleshur fizikisht në mes vete. Gjatë përleshjes të dyshuarit kanë përdorur një armë zjarri dhe një mjet të mprehtë bujqësor. Si pasojë njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor ne QKUK. Në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale janë konfiskuar një armë zjarri, pesë fishekë, një gëzhojë dhe një mjet punues bujqësor. Me vendim të prokurorit një i dyshuar dërgohet në mbajtje, një lirohet në procedurë të rregullt ndërsa i dyshuari i tretë mbetet në QKUK për tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika