Përdoruesja e TikTok-ut ndan trukun për rroba
Një përdoruese e TikTok-ut ka ndarë një truk që e ndihmoi për larjen e rrobave në makinë. Black Murphy ka publikuar një video që pretendon se është më mirë të vendoset pluhur larës direkt në lavatriçe sesa në sirtarin e parashikuar për këtë. Ajo mendon se rrobat do të kenë aromë më intensive dhe do […]
Një përdoruese e TikTok-ut ka ndarë një truk që e ndihmoi për larjen e rrobave në makinë.
Black Murphy ka publikuar një video që pretendon se është më mirë të vendoset pluhur larës direkt në lavatriçe sesa në sirtarin e parashikuar për këtë.

Ajo mendon se rrobat do të kenë aromë më intensive dhe do të lahen më mirë nëse detergjenti shtohet drejtpërdrejt, transmeton “Telegrafi”.
Black ka theksuar se vendosja e pluhurit në sirtar mund ta bllokojë makinën larëse me kalimin e kohës.
Komentet për trukun e saj ishin të ndryshme. Disa ishin të emocionuar me trukun, ndërsa të tjerët pyesnin se për cfarë shërbenin sirtarët e makinave.
Nëse përdoret ky truk, është e preferuar të mos keni shumë rroba, në mënyrë që pluhuri të funksionojë në mënyrë efektive.















