“Perëndimi do të kërkojë nga Serbia që ta njohë Kosovën për t’iu kundërpërgjigjur Putinit”

Perëndimi do të kërkojë nga Serbia që ta njohë Kosovën që t’i kundërpërgjigjet Putinit, ka thënë Ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikola Selakoviq

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikola Selakoviq

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikola Selakoviq, ka thënë se Perëndimi do të kërkojë njohjen e Kosovës nga Serbia në mënyrë që t’i kundërpërgjigjet presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, duke i thënë se nuk ka precedent ligjor.

Ai, në një intervistë për televizionin “RTS”, ka deklaruar se Serbia do të luftojë për interesat e saj në Kosovë me të gjitha mjetet diplomatike.

“Në njëfarë mënyre, Perëndimi po ndjek një politikë që shkon drejt kësaj. Ne do të luftojmë që të mos shkojë në atë drejtim, do të luftojmë me të gjitha mjetet diplomatike e politike”, është shprehur Selakoviq.

Në anën tjetër, Serbia ka paralajmëruar se do të aktivizojë fushatën e saj lobuese për çnjohje të pavarësisë së Kosovës, nëse Kosova zyrtarisht paraqet kandidaturën e saj për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe Partneritetin për Paqe, i cili operon në kuadër të NATO-s.

Këshilli i Evropës

Në artikullin e së përditshmes Novosti është shkruar se ”Serbia tashmë ka në sirtar 14 shtete, të cilat janë të gatshme ta çnjohin pavarësinë e Kosovës, nëse kjo e fundit tenton të aplikojë në këto dy organizata ndërkombëtare”.

Madje, sipas medias pro pushtetit Novosti, ”paralajmërimet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se Kosova do të aplikojë për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe Partneritetin për Paqe, në prani të kancelarit gjerman, Olaf Scholz, ishte shkelje e rëndë e Marrëveshjes së Washingtonit”.

Përndryshe, marrëveshja e Washingtonit, e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, nuk është përfillur asnjëherë nga shteti serb.

Ndërsa, brenda të njëjtit tekst, ish-diplomati serb, Zoran Milivojeviç, paralajmërimin se Kosova do të aplikojë në këto dy organizata ndërkombëtare, e sheh si një operacion të sinkronizuar me Perëndimin, në të cilin kancelari gjerman, Olaf Scholz është i mirëinformuar.

Ndryshe, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, gjatë konferencës së përbashkët me Scholz, ishte pyetur për lajmërimet se Kosova do të aplikojë në Këshillin e Evropës.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq

”Ajo çfarë kancelari Scholz tha është e rëndësishme, që gjithçka që është nënshkruar në dialog mes Beogradit dhe Prishtinës, duhet të kthehet në veprim”, kishte thënë Vuçiq.

Ndërkaq, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se së shpejti Kosova do të aplikojë për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe në Partneritetin për Paqe të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO).

Këto komente Kurti i bëri në Berlin, pas takimit të tij me kancelarin gjerman, Olaf Scholz.

Scholz, të mërkurën priti në takim edhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili reagoi ndaj paralajmërimeve të Kosovës se do të bëjë përpjekje të anëtarësohet në organizata të reja ndërkombëtare.

Paralajmërohet aplikimi i Kosovës në KE dhe Partneritet për Paqe

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika