Perez: Piloti i Red Bull zgjat kontratën deri në vitin 2024

Meksikani Sergio Perez ka rinënshkruar kontratën me Red Bull edhe për dy vite të tjera, sipas shefit të skuadrës, Horner, Perez është në një standard të kampionëve botëror

Sergio Perez

Sergio Perez është i treti tanimë në renditjen e pilotëve të këtij sezoni, ai fitoi edhe çmimin e madh të Monakos ditën e dielë .

Red Bull ka arritur që të dalë në krye të renditjes së konstruktorëve pas shtatë garash, e gjithë kjo me ndihmën e kampionit Max Verstappen dhe Perez-it.

Sipas shefit të skuadrës, Christian Horner ardhja e Perezit në Redbull ishte e “pa mend”.

Perez para se të bashkohej me Red Bull ka qenë pjesë e Sauber, McLaren, Force  India dhe Racing Point, ai u bashkua me Red Bull në vitin 2020 dhe përfundoi në vendin e katërt në kampionatin e pilotëve të vitit 2021 pas sezonit të suksesshëm në Formula 1.

Ditën e martë të 31 majit Red Bull njoftoi për zgjatjen e kontratës nga Perez, raporton BBC.

“Për mua, kjo ka qenë një javë e pabesueshme, fitimi i Çmimit të Madh të Monakos është një ëndërr për çdo pilot dhe më pas të ndjek që me njoftimin se do të vazhdoj me ekipin deri në vitin 2024 thjesht më bën jashtëzakonisht të lumtur”, ka thënë Perez.

Ai është shprehur se ndjehet shumë krenar që është pjesë e këtij ekipi dhe se ky ekip e bën atë që të ndjehet si në shtëpinë e tij.

I pari i skuadrës, Horner beson se Perez është zhvilluar gjatë muajve të fundit dhe tani ai është në një standard të kampionëve botëror.

Meksikani përmes një postimi në Twitter ka falenderuar për besimin që i është dhënë nga ekipi.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika