Perez thotë se nuk do të japë dorëheqje, shpall zgjedhje të reja te Real Madrid

Screenshot

Real Madrid ka hyrë në një fazë të re pas konferencës së sotme të presidentit Florentino Perez, i cili ka mohuar kategorikisht zërat për dorëheqje dhe ka konfirmuar se do të vazhdojë në krye të klubit.

“Nuk po jap dorëheqje”, deklaroi prerë Perez, duke hedhur poshtë të gjitha spekulimet që kishin qarkulluar për largimin e tij nga drejtimi i klubit.

Ai njoftoi gjithashtu se do të thërrasë zgjedhje të reja brenda klubit, tre vite para përfundimit të mandatit aktual që ishte parashikuar të zgjaste deri në vitin 2029.

“Unë jam këtu. Jam lider i një kompanie të madhe ndërtimi. Jam lider i Real Madridit. Jam në shëndet të plotë”, tha ai gjatë konferencës.

Perez reagoi ashpër edhe ndaj raportimeve për gjendjen e tij shëndetësore, duke i mohuar ato plotësisht.

“Pse po thonë se kam kancer? Nga erdhën këto zëra? Pse po thonë se jam i sëmurë, i dobët dhe i lodhur?”, u shpreh presidenti i Real Madridit.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika