Përfaqësues legjitim të shqiptarëve janë Fronti Evropian e jo VLEN-i, thotë Mushkolaj

Koalicioni i disa partive shqiptare – mbështetur nga Lëvizja Vetëvendosje – në Maqedoni të Veriut, VLEN, ka kritikuar Frontin Evropian të kryesuar nga BDI-ja se në rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale fituan me votë joshqiptare dhe se nuk janë përfaqësues legjitim të shqiptarëve.

Ketë e ka komentuar analisti, Imer Mushkolaj, i cili ka thënë se legjitimiteti përcaktohet nga shumica e votave dhe se VLEN-i nuk janë përfaqësues legjitim të shqiptarëve.

Sipas tij, në këtë rast përfaqësues legjitim të shqiptarëve janë Fronti Evropian, ndonëse ka në koalicion parti nga komuniteti tjera joshumicë.

“Legjitimiteti përcaktohet nga shumica e votave, kush fiton më shumë ai është legjitim për mua. Nuk ka ka të bëj këtu a jemi përfaqësues legjitim të shqiptarëve. Pavarësisht se dhe gjatë fushatës presidenciale kanë luajt me këtë kartë. Për mua ka qenë jo korrekte, jo e ndershme, një shteti RMV-ja të luhet me këtë kart. Aq më tepë, kur njëri nga kandidatët për president, e dimë që se me çfarë votash është zgjedhje kryetar i Gostivarit. Pra, unë e mbështet që partia fitues ta krijoj qeverinë”, ka thënë Mushkolaj.

“Nuk mendoj që ta ajanë përfaqësues legjitim të shqiptarëve. Përfaqësues të shqiptarëve janë ata që marri më së shumti vota. Ne e dimë që në Frontin Evropian ka edhe parti tjera të minoriteteve, që unë i konsideroj si vlerë, e jo si pengesë”, ka shtuar Mushkolaj.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika