Përfaqësuesi i korit të Universitetit “Haxhi Zeka”, flet për suksesin në Kroaci

Në emisionin “Super Trend” me Drilonën dhe Mirdonin, në Radio Dukagjini, sonte u diskutua pjesëmarrja e korit të Universitetit “Haxhi Zeka” në garën internacionale në Kroaci

Sonte në emisionin “Super Trend” me Drilonën dhe Mirdonin u diskutua pjesëmarrja e korit të Universitetit “Haxhi Zeka” në garën internacionale në Kroaci.

I ftuar për të diskutuar rreth pjesëmarrjes së korit të Universitetit të Pejës, “Haxhi Zeka” në garant ndërkombëtare në Kroaci ishte përfaqësuesi i korit, njëherësh student i muzikës, Dion Cana.

Cana si pjesë e korit në rolin e tenorit deklaroi se 43 studentë, së bashku me profesorin Hysen Nimani ishin pjesë e garës e cila filloi me 25 maj dhe zgjati 3 ditë. Pjesë e garës ishin gjithsej 11 kore, ku kori i Universitetit “Haxhi Zeka” zuri vendin e tretë, arritje të cilën Cana e vlerëson shumë të madhe pasi ishte edhe hera e parë që kanë marrë pjesë në një garë të tillë.

Në mbrëmjen e tretë të garës kori morri pjesë edhe një një koncert që nuk ishte pjesë e garës në Zagreb, në organizim me unionin e shqiptarëve në Kroaci. Me një program më të gjërë, ku kanë përformuar vetëm kori i Universitetit “Haxhi Zeka”, janë shfaqur 10 vepra artistike, me pjesëmarrje edhe të profesoreshës Adelina Paloja.

Cana bëri të ditur po ashtu se nesër dhe pasnesër është java artistike në Pejë, ku në natën e parë përformon kori i Universitetit “Haxhi Zeka”, teksa natën e dytë solistë, instrumentistë dhe orkestra.

 

 

Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika