Përfaqësuesi i SHBA-ve: Serbia s’ka bërë përparim për të gjetur përgjegjësit e sulmit në Banjskë

Përfaqësuesi i SHBA-ve, ka hedhur kritika ndaj Serbisë, duke thënë se nuk ka bërë përparim për gjetjen e përgjegjësve të sulmit të 24 shtatorit në Banjskë

Përfaqësuesi i SHBA-ve, gjatë fjalës të tij në seancën e mbledhjes së Këshillit të Sigurimit, ka thënë se SHBA-të ndajnë aspiratat e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor përfshirë Kosovën dhe Serbinë që integrimi rajonal, demokracia dhe shoqëritë multietnike të jetë të sigurta dhe të ketë rend dhe ligj.

Ndonëse shohin përparim në vitet e fundit në rajon, përfaqësuesi i SHBA-ve thotë se shohin shpesh veprime të pakoordinuara eskaluese si nga Serbia ashtu edhe nga Kosova.

Ai ka hedhur kritika ndaj Serbisë, duke thënë se nuk ka bërë përparim për gjetjen e përgjegjësve të sulmit të 24 shtatorit në Banjskë.

“Kur shohim historinë e rajonit në vitet e fundit, shohim një përparim të madh por shohim tepër shpesh veprime të pakoordinuara eskaluese si nga Serbia e nga Kosova. Tash kanë kaluar 7 muaj që është bërë sulmi në Banjskë, Serbia nuk ka bërë kurrfarë përparimi për të gjetur përgjegjësit , ata që kanë bërë këtë sulm duke përshirë liderin e vetë proklamuar të këtyre sulmeve, Millan Radojqiq, është kritike që Serbia të punojë me KFOR-in që të parandalojë një sulm të ngjashëm të 24 shtatorit”.

Ai tha se një tjetër shqetësim për SHBA-të është mungesa e lirisë së lëvizjes të qytetarëve që po hynin në Serbi duke përfshirë edhe serbë etnik që shërbejnë në Policinë e Kosovës.

Për këtë ai thotë se “ky veprim është shkelje e marrëveshjeve të kaluara dhe të lirisë së lëvizjes, një mënyrë e kërcënimit e serbëve të Kosovës që marrin pjesë në jetën qytetare të Kosovës”.

“Po ashtu shprehim shqetësimin për veprimet e pakoordinuara të Kosovës si dhe zbatimin e rregullores së ndryshuar të BQK-së që nuk janë në pajtim me përkushtimin e Kosovës të punojë në dialog. Këto veprime kanë ndikim në komunitetet e cenueshme dhe nuk lejojnë normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës dhe Serbisë. Nxisim të dy palët që të marrin hapa konkret që t’i përmbushin përkushtimet duke e gjetur zgjidhjen për valutat dhe për komunat veriore, dialogu është e vetmja mënyrë apo rrugë për të cilën jemi pajtuar…”, shtoi më tej ai.

Përfaqësuesi i SHBA-ve ka shprehur keqardhje për daljen e ulët të qytetarëve në procesin e votimit në veri teksa çmon përpjekjet e institucioneve të Kosovës për të lejuar të gjithë qytetarët në katër komunat e veriut që të marrin pjesë në proces.

“Kosova ka mbajtur një referendum për tërheqjen e kryetarëve në veri të Kosovës, ka pasur një dalje tepër të ulët, shprehim keqardhje që disa aktorë politikë serbë nuk e përdorën të drejtën që të kenë përfaqësues. Çmojmë përpjekjet nga zyrtarët e Kosovës që të lejohen të gjithë qytetarët e Kosovës në këto katër komuna që të marrin pjesë në këtë proces. Vërejmë edhe njëherë se UNMIK-u e ka tejkaluar mandatin origjinal dhe përsërisim kërkesën që të rishohim këtë mision..”.

 

 

Shija e redaktorit

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Pjesëtarët e FSK-së marrin pjesë në aktivitetin humanitar të dhurimit...

Forca e Sigurisë së Kosovës ka filluar aksionin humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Këtij aktiviteti...

“Të gatshëm për zgjedhje”, gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit e...

Një darkë pune u zhvillua të hënën në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi. Në këtë...

Të fundit nga rubrika