Përfaqësuesit e Bashkimit të Sindikatave takohen me deputetët e LVV-së

Pas paralajmërimit të grevës njëorëshe për ditën e enjte, BSPK është takuar me deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës është takuar me deputetet dhe deputetët e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.
Gjatë këtij takimi është diskutuar mbi shqetësimet e të punësuarve dhe kërkesat e arsyeshme të BSPK-së ndërlidhur me gjendjen e të punësuarve në Republikën e Kosovës.
Deputetet dhe deputet e Grupit Parlamentar të LVV-së janë zotuar që proceset e dialogut social të qohen përpara si duhet dhe të bëhen përparime drejt realizimit të kërkesave të arsyeshme të BSPK-së.
Përmes një postimi në Facebook, BSPK-ja ka shkruar se pret që nisma e kësaj dite të vazhdohet edhe më tej deri në arritjen e rezultateve të cilat do të hiqnin shqetësimet reale të të punësuarve.
Sipas BSPK-së, kjo do të plotësonte kërkesat e  Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës e të cilat janë parashtruar në vazhdimësi e njëherësh, u parashtruan në Protestën e 20 majit.

BSPK: Të enjten do të ketë grevë njëorëshe në institucionet publike

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika