Përfaqësuesit e BE-së vizitojnë jugun e Kosovës

Kooperativa Bujqësore në Krushë të Madhe e cila fillimisht ishte ndërtuar me qëllimin e vetfinancimit të grave të veja në Krushë të Madhe, është vizituar nga përfaqësues të Bashkimit Evropian me qëllim të mbrojtjes dhe ruajtjes së vendeve të trashëgimisë kulturore dhe kapitalizimin e tyre nëpërmjet turizmit kulturor dhe eno-gastronomik

Përfaqësuesit e BE-së vizitojnë jugun e Kosovës

Përfaqësuesit e Bashkimit Evropian kanë vizituar jugun e Kosovës për të parë efektet pozitive që ndihma e BE-së ka dhënë në zhvillimin ekonomik, fuqizimin e grave dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në Kosovë.

Zyra e BE-së në Kosovë ka njoftuar se përfaqësuesit kanë vizituar Kooperativën Bujqësore të udhëhequr nga gratë në Krushë të Madhe, ”Shtëpia e Fisnikëve” (muze dhe galeri), verarinë familjare “Vinica Petroviq” në Hoçë të Madhe, dhe verarinë “Bodrumi i Vjetër” në Rahovec. Të gjitha këto kanë qenë përfituese të granteve të BE- së për zhvillim.

Njëherësh, ata vizituan Kishën varrezore të Shën Gjonit në Hoçë të Madhe.

“Me dy raunde të mbështetjes financiare zemërgjerë nga BE-ja në vitin 2014 dhe 2020, në shumën prej më shumë se 400,000 euro, ne kemi arritur të rrisim prodhimin tonë të turshive dhe ajvarit nga 600 në 1,200 tonë. Gjithashtu e kemi diversifikuar prodhimin tonë që tani përfshinë 43 produkte të ndryshme”, ka thënë Fahrije Hoti, drejtoreshë e Kooperativës Bujqësore në Krushë të Madhe dhe njëherësh, fituese e Çmimit “Evropianja e Vitit 2022” të ndarë nga BE në Kosovë.

Hoti ka thënë se kooperativa është formuar me qëllim të mundësisë së vetfinancimit të grave të veja nga Krusha e Madhe. Me ndihmën e BE-së, tashmë kooperativa punëson 50 gra, pesë burra dhe 20 punëtorë sezonalë shtesë e njëherësh, eksporton në nëntë vende të BE-së.

Foto nga vizita e përfaqësuesëve të BE-së në jug të Kosovës

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika