Përfaqësuesit e “Liria ka Emër” priten nga kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati – marrin mbështetje për Marshin “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt

Përfaqësuesit e platformës Liria ka Emër, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, kanë vizituar sot Komunën e Malishevës, ku janë pritur në takim nga kryetari i kësaj komune, Ekrem Kastrati, i cili shprehu mbështetje për Marshin “Drejtësi, jo politikë”, që do të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë, në mbrojtje të drejtësisë së paanshme dhe të vlerave të luftës çlirimtare.

Gjatë takimit, përfaqësuesit e platformës prezantuan aktivitetet dhe angazhimin e tyre në kuadër të fushatës së mobilizimit qytetar, duke shprehur mirënjohje për përkrahjen e ofruar nga Komuna e Malishevës

“Mbështetja që po marrim nga komunat dhe kryetarët e tyre dëshmon se kjo kauzë i tejkalon dallimet dhe buron nga vetë ndërgjegjja qytetare”, theksoi Hoxha.

Kurse, Ismail Tasholli tha se ky Marsh është një thirrje paqësore për respektimin e parimeve të drejtësisë dhe mbrojtjen e së vërtetës të luftës çlirimtare të popullit të Kosovës.

“Ky Marsh nuk është kundër askujt, por do të mbahet për të ngritur zërin në mbrojtje të parimeve themelore të drejtësisë”, shtoi Tasholli.

Nga ana e tij, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati u zotua për angazhim në mobilizimin e bashkëqytetarëve të tij, për pjesëmarrje sa më masive në Marsh.

“Kjo është një thirrje që meriton mbështetje të gjerë qytetare. U kam bërë dhe u bëj thirrje qytetarëve të Malishevës dhe të gjithë Kosovës që më 17 shkurt të bashkohen në Prishtinë për të kërkuar drejtësi për çlirimtarët”, deklaroi Kastrati.

Platforma “Liria ka Emër” do të vazhdojë takimet dhe aktivitetet në tërë komunat e Kosovës dhe me të gjithë akterët e rëndësishëm të shoqërisë për mobilizim sa më të gjerë qytetar për Marshin e 17 shkurtit, nën moton “Drejtësi, jo politikë”.

Shija e redaktorit

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Të fundit nga rubrika