Përfaqësuesit e Listës Serbe, Igor Simiq dhe Slavko Simiq, gjatë vizitës së tyre në Uashington janë takuar me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit dhe Përfaqësuesin Special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Sipas mediumit serb KosovoOnline, në këtë takim është diskutuar qëndrimi i komunitetit serb për situatën e sigurisë dhe asaj politike në Kosovë.

Sipas këtij mediumi aty është diskutuar edhe  nevoja e respektimit të marrëveshjeve të nënshkruara, përfshirë marrëveshjet për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe, si dhe udhërrëfyesi për deeskalimin e situatës në veri.