Përfaqësuesit e Listës Serbe, Zoran Todiq dhe Slavko Simiq, e kanë paditur gazetarin Pleurat Salihu dhe ministrin Elbert Krasniqi për shpifje
Ish-kryetari i Leposaviqit, Zoran Todiq, dhe ish-deputeti i Kosovës, Slavko Simiq, kanë ngritur një padi të përbashkët kundër gazetarit Pleurat Salihu, për akuzat e rreme dhe të pabaza lidhur me një sulm ndaj gazetarëve në Leposaviq. Sipas komunikatës së Listës Serbe, avokati i Todiqit dhe i Simiqit do ta raportojë dhe do ta padisë ministrin […]
Ish-kryetari i Leposaviqit, Zoran Todiq, dhe ish-deputeti i Kosovës, Slavko Simiq, kanë ngritur një padi të përbashkët kundër gazetarit Pleurat Salihu, për akuzat e rreme dhe të pabaza lidhur me një sulm ndaj gazetarëve në Leposaviq.
Sipas komunikatës së Listës Serbe, avokati i Todiqit dhe i Simiqit do ta raportojë dhe do ta padisë ministrin e qeverisjes Lokale në Qeverinë e Kosovës, Elbert Krasniqi, për akuzat e rrejshme.
“Shpallja e përfaqësuesve të Listës Serbe Zoran Todiq dhe Slavko Simiq, ish-kryetari i komunës së Leposaviqit, Zoran Todiq dhe anëtari i Kryesisë së Listës Serbe Slavko Simiq, sot së bashku me avokatin e tyre Nebojsha Vlajiq, kanë hartuar padi të përbashkët kundër punëtorit mediatik Pleurat Salihu, i cili në profilin e tij në Facebook dhe në disa media nga Prishtina i ka thirrur në mënyrë të rreme, pa asnjë bazë, dëshmi apo bazë, lidhur me sulmin ndaj gazetarëve në Leposaviq më 16 qershor”.
“Po ashtu, avokati i Todiqit dhe i Simiqit do ta raportojë dhe do ta padisë ministrin e qeverisjes Lokale në Qeverinë e Kosovës, Elbert Krasniqi, për akuzat e rrejshme dhe të pabaza që i ka publikuar në llogarinë e tyre në rrjetet sociale dhe në disa media nga Prishtinës, duke i etiketuar rrejshëm si “udhëheqës grupesh kriminale”, sepse janë mbledhur bashkë me popullin për të protestuar paqësisht para ndërtesës së komunës së Leposaviqit”, thuhet në komunikatën e Listës Serbe.
Më poshtë mund ta lexoni komunikatën e plotë të Listës Serbe që kanë publikuar në rrjetin social Facebook.















