Përfaqësuesit e Luginës së Preshevës për herë të parë në OKB

Drejtori ekzekutiv i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, Faton Bislimi ka njoftuar se përfaqësuesit e Luginës së Preshevës kanë qenë në OKB për herë të parë

Pamje nga takimi

Drejtori ekzekutiv i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, Faton Bislimi ka njoftuar se përfaqësuesit e Luginës së Preshevës kanë qenë në OKB për herë të parë.

“Sot, bashkë me delegacionin nga Lugina e Preshevës u pritëm në Zyren e Ndihmës Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së nga z. James Turpin, Drejtor për Paqe të Qëndrueshme, me të cilin u dakorduam që çështja e të drejtave të shqiptarëve etnikë në Luginë do adresohet në të gjitha mekanizmat përkatëse të OKB-së!”, ka shkruar Bislimi.

Sipas tij, kjo është edhe “një goditje e radhës për propagandën e Beogradit pas brifingut dhe takimeve të nivelit më të lartë që kishim në Senatin e Kongresin e SHBA-ve në Washington, DC”.

Bislimi ka thënë se ky takim vjen si rezultat i letrës së tij dërguar sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Guterres, për Luginën, më 24 tetor 2022, në 77-vjetorin e OKB-së.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika