Një fabrikë bojërash është përfshirë nga flakët në autostradën Tiranë – Durrës, në afërsi të Maminasit.

Ministria e Brendshme bën thirrje që të shmanget kalimi i automjeteve në këtë aks rrugor.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëset.

Mësohet se si pasojë e këtyre flakëve për fat të mirë nuk ka persona të lënduar, raportonabcnews, përcjell Dukagjini.