Përfshihet nga zjarri hyrja e një ndërtese në Prishtinë

Hyrja e një ndërtese në Prishtinë është përfshirë nga zjarri mëngjesin e së premtes

Një ndërtesë në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë, është përfshirë nga zjarri mëngjesin e së premtes.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se rasti është raportuar rreth orës 08:00 dhe se nuk ka persona të lënduar.

“Sot rreth orës 08:00 kemi pranuar informatën për një incident zjarri në afërsi të një objekti, në lagjen ‘Ulpiana’ në Prishtinë”, ka thënë Ahmeti.

Gjithashtu, ajo ka bërë të ditur se zjarri është lokalizuar, ndërsa raportohet se ka vetëm dëme materiale, por që ende nuk janë bërë të ditura shkaqet e zjarrit.

Në pamjet që kanë qarkulluar në rrjetet sociale, shihet se zjarri kishte përfshirë të gjithë  hapësirën hyrëse të objektit.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika