Përfshihet nga zjarri një fabrikë e ngjyrave në Ferizaj, s’ka të lënduar

Objekti i fabrikës së ngjyrave që gjendet në Ferizaj është përfshirë nga zjarri, por sipas policisë thuhet se nuk ka të lënduar

Foto nga vendi i ngjarjes ku një fabrikë e ngjyrave në Ferizaj është kapluar nga zjarri

Një fabrikë e ngjyrave në Ferizaj është përfshirë nga zjarri, të dielën e 12 qershorit.

Këtë për portali D, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili ka deklaruar se nuk është raportuar për ndonjë të lënduar.

Sipas Veselit, ende nuk janë marrë informacionet se si ka ardhur deri te shpërthimi.

“Rreth orës 19:56 jemi njoftuar se në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë, në fshatin Babush, në një objekt afarist të ngjyrave është një incident zjarri. policia dhe zjarrëfikësit kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe zjarrëfikësit kanë arritur që ta lokalizojnë zjarrin. të lënduar nuk ka. Rasti po hetohet nga policia rajonale në Ferizaj”, ka thënë Veseli.

Po ashtu, ai ka theksuar se njësitet përkatëse menjëherë kanë dalë në vendngjarje.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika