Si pasojë e shpërthimit të zjarrit në një shtëpi në fshatin Nagavc të Rahovecit, ka pësuar lëndime trupore një person.

Policia e Kosovës ka njoftuar se viktima fillimisht është dërguar në spitalin e Prizrenit, e më pas në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse

“Fsh.Nagavc, Rahovec/ 23.11.2023-18:05.  Raportohet se si pasojë e shpërthimit të zjarrit në një shtëpi, lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar. Viktima fillimisht është dërguar në spitalin e Prizrenit, e më pas në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalur të gjitha njësitet përkatëse”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.