Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Vushtrri, shkak lavatriçja

Një shtëpi në fshatin Reznik të Vushtrrisë është përfshirë nga zjarri gjatë orëve të para të mëngjesit të ditës së hënë. Familjarët thonë se zjarri erdhi nga një makinë për larje të rrobave derisa në vendin e ngjarjes përveç ekipit të KEDS-it nuk dolën edhe njësitet tjera

Foto ilustrim: Lavatriçja e djegur

Orët e para të ditës së hënë ishin ankth për familjen Hajdari nga Rezniku i Vushtrrisë.

Gjithçka ndodhi rreth orës 03:00 të mëngjesit, një makinë për larjen e rrobave ishte shkas që shtëpia e tyre të merr flakë.

Kryefamiljari, Haki Hajdari ka treguar momentin kur nga një krismë është zgjuan nga gjumi dhe panë tymin e flakën në shtëpinë e tyre.

“ Pram unë jam ardh prej pune, isha në ndërrimin e dytë, jam ra më fjet dhe po sa më ka zënë gjumi, unë se kom ni, shoqja veç ka bërtit, Haki, Haki qu se u kallë. Maqina u kanë tu punu për shkak me kursy rrym pasi po bëjnë apel”, ka thënë Hajdari.

Haki Hajdari, pronar i shtëpisë

Të parët që  u lajmëruan për rastin, ishin Policinë e Kosovës në Vushtrri, por që ekipi i tyre nuk u pa tekë shtëpia e familjes Hajdari.

Ishin vetë katër anëtarët në këtë shtëpi që lokalizuan zjarrin.

Të vetmit që dolën për të parë gjendjen e shtëpisë disa orë pas, ishin një ekip i KEDS-it.

“ E kom thirr Policinë, i kom tregu që e lokalizuam zjarrin, pastaj sot këtu kanë ardhë KEDS-it por, po më duhet me shkua me bë një kërkesë në Mitrovicë. Policia nuk janë ardhë ende ani pse kanë thanë se vinë në ora 08:00 në mëngjes sot, por nuk kanë ardhë”, ka shtuar Hajdari.

Lidhur më këtë ngjarje, Policia e Kosovës Rajoni i Mitrovicës kanë thënë për televizionin që kanë marr informacion por që nuk kanë hapur raport për këtë rast, pasi që zjarri është lokalizuar nga familjarët.

E në KEDS kanë thënë se zjarri nuk ka ndodhur si pasojë e problemeve me energjinë elektrike por nga makina për larjen e rrobave.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika