Përfshihet nga zjarri objekti i Institutit Mjeko-Ligjor, nuk dihen arsyet
Instituti i Mjekësisë Ligjore është rikthyer edhe njëherë në vëmendje. Jo për humbje të mostrave e as për konfirmim të vdekjes, por ky institucion mbrëmë u përfshi nga zjarri. Policia lajmin e pranoi në orën 20:20, ndërsa më pas në terren për intervenim dolën ekipet e zjarrfikësve. “Informatën e kemi marrë në orën 20:44 minuta, […]
Instituti i Mjekësisë Ligjore është rikthyer edhe njëherë në vëmendje. Jo për humbje të mostrave e as për konfirmim të vdekjes, por ky institucion mbrëmë u përfshi nga zjarri.
Policia lajmin e pranoi në orën 20:20, ndërsa më pas në terren për intervenim dolën ekipet e zjarrfikësve.
“Informatën e kemi marrë në orën 20:44 minuta, menjëherë kemi dalë në vendin e ngjarjes. Aty ishin duke u ndezur disa “tuba” të letrave që ishin në disa rafte. Pra ato letrat ishin për eveidencat, pra për mbajtjen e eveidanvave, por ishin të pa-përdorshme, pra ishin të reja që ishin të tubuara në rafte. Nuk ka pasur dëme shumë të mëdhaja qato letra janë djegur, vetëm në tri rafte që kanë qenë që i kishte përfshi zjarri janë djegur të tjerat kanë shpëtuar”, ka deklaruar Malë Gashi, Zv. Komandanti i brigadës së Zjarrfikësve Prishtinë.
Edhe sipas raportit të Policisë së Kosovës konfirmohet se nuk është raportuar për të lënduar, përpos për nisje të hetimeve për shkaktarët e zjarrit.
Për zjarrin kanë folur edhe nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.
“Prokurori i Shtetit ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me njësitë relevante. I njëjti ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore nga vendi i ngjarjes, si dhe ka lëshuar autorizime të ndryshme për ndriçimin e shkaqeve të këtij incidenti”, ka deklaruar Prokuroria Themelore në Prishtinë.
Prokuroria është në pritje të këtyre raporteve, andaj në rast të paraqitjes së elementeve të veprës penale, do të veprojë tutje konform dispozitave ligjore të KPPRK-së.
Ndërkohë Ministria e Drejtësisë ka reaguar menjëherë pas lajmit për përfshirje të objektit të IML-së nga zjarri duke treguar se në vend-ngjarje ka qenë edhe zëvendës-ministri, Blerim Sallahu, e i cili gjatë ditës nuk është lajmëruar në thirrjet e Televizionit.















